E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci, "qytetar nderi" ne Vlore, kurore tek I. Qemali

Diten e dyte te vizites se tij ne Shqiperi, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, zhvilloi nje vizite ne qytetin e Vlores. Titulli i dhene nga Keshilli Bashkiak i Vlores ne janar te ketij viti, ka qene nje nder arsyet e ardhjes se Thacit, i cili ka shprehur deshiren per ta marre personalisht kete titull. Kryeministri kosovar eshte pritur nga ministri i Brendshem, Nishani, deputete te Vlores, autoritete te shtetit ne Vlore, ndersa eshte shoqeruar gjate gjithe axhendes se tij nga kryebashkiaku i Vlores, Shpetim Gjika. Nje kurore te varri i Ismail Qemalit, ku Thaci eshte perulur me respekt, ka hapur viziten e Kryeministrit kosovar, i cili pas kesaj ka vizituar monumentin e Pavaresise, e me pas prere edhe shiritin e perurimit te lulishtes se rehabilituar. Kryeministri Thaci ka shprehur kenaqesine e vizites se djeshme, duke e vleresuar Vloren si nje qytet, te cilin gjithmone e ka pasur per zemer. Me shume entuziazem eshte pritur Thaci ne teatrin "Petro Marko", ku zhvillohej ceremonia per dorezimin e titullit "Qytetar Nderi" i Vlores, titull ky qe i eshte akorduar kreut te qeverise se Kosoves ne mbledhjen e janarit te ketij viti nga Keshilli Bashkiak. Ne emer te Keshillit Bashkiak, Gjika i ka dorezuar Thacit titullin "Qytetar Nderi" i Vlores, me motivacionin si simbol i perpjekjeve te popullit shqiptar te Kosoves per pavaresi, i heroizmit, shpirtit te lire, demokratik e intelektual te popullit te tij dhe nje faktor i rendesishem ne zhvillimet politike e diplomatike per finalizimin e statusit te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›