E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleksejev: Kosova nuk është çështje teknike, por politike

Zyrtari i lartë i ministrisë së jashtme të Rusisë për Ballkanin, Aleksandar Aleksejev, deklaroi se Rusia angazhohet për bisedime për status ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Bisedimet teknike definitivisht nuk mjaftojnë, pasi çështja e Kosovës nuk është teknike por politike”, i tha zoti Aleksejev gazetës beogradase Politika.

Ai mëtutje theksoi se ekzistojnë gjasë për negociata për statusin e Kosovës dhe se Rusia, në bashkëpunim me Serbinë, po përpiqet të krijoj kushte për këtë gjë. /rel/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›