Thaçi takon Biden, Kosova merr mbështetjen e SHBA-së
19-03-2013 / Gazeta 55
Kryeministri kosovar u takua me zv/presidentin e SHBA-së, Biden
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Zhozef Bajden i ka dhënë një mbështetje të fuqishme dialogut Kosovë -Serbi pak ditë para takimit të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçic. Biden ka takuar veç e veç mbremjen e se henes kryeministrin Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolic.
Kryeministri i Kosovës, në një prononcim pas takimit ka thënë se ka marrë mbështetjen e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka theksuar se ka pasur një takim miqësor me Biden dhe nuk ka dashur t`i komentojë deklaratat e presidenti të Serbisë Nikolic, i cili ka deklaruar se nuk pranon presione.