Dita e Rinisë, AK: Koha për gjak të ri në politikë
TIRANË- Qindra të rinj i janë përgjigjur Aleancës Kuq e Zi, për tu bashkuar në Sheshin ‘Nënë Tereza’, në kujtim të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Aleanca Kuq e Zi sjell në kujtesë se studentët e dhjetorit në vitin 1990 u ngritën në këmbë për të rrëzuar një regjim, me motën që u ndezi zemrat ‘ E duam Shqipërinë si Europa’, por sipas kësaj lëvizjeje, sot pas 21 viteve dy forcat politike shqiptare PD dhe PS e lanë jashtë vendin, nga familja Europiane.
Aleanca Kuq e Zi duke akuzuar politikën shqiptare se për 21 vjet i ka pirë gjakun rinisë shqiptar, thekson se ka ardhur koha për gjak të ri në jetën politike të Shqipërisë.
(el.me/BalkanWeb)