E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi uron Ahmetin për rizgjedhjen në krye të BDI

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar rizgjedhjen e Ali Ahmetit në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim, në Kongresin e Dytë të BDI-së. Në telegramin e urimit të Thaçit, ndër të tjera thuhet se ka ndjekur me interes të veçantë punimet e suksesshme të Kongresit të Dytë Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, në të cilin u shtruan çështje të rëndësishme dhe pati debat të hapur dhe konstruktiv. Kongresi i Dytë i

BDI-së thelloi të arriturat politike dhe organizative në drejtim të demokratizimit të brendshëm të subjektit tuaj dhe forcimit të ardhshëm në skenën politike të Maqedonisë. Rizgjedhja juaj në krye të BDI-së është konfirmim legjitim i besimit që shprehu Kongresi ndaj jush, si lider me vizion të hapur, konstruktiv dhe në favor krijimit të klimës politike për avancimin e proceseve euroatlantike në Maqedoni, theksohet më tej në telegramin e urimit. Bashkim Demokratik për Integrim, vlerëson Thaçi,është një zë i fuqishëm dhe realist në mbrojtje të interesave të popullatës shqiptare në Maqedoni. Duke shprehur përgëzimet më të sinqerta, uroj që Ju dhe subjekti juaj të shënojnë suksese të rëndësishme në skenën politike të Maqedonisë në të ardhmen, përfundon telegrami.

Last Updated on E Marte, 22 Dhjetor 2009 11:54

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›