E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa të reja për Greqinë

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 20:05

Bashkimi Evropian nuk përjashton vendosjen e masave të reja kundër Greqisë në muajin maj, pas shqyrtimit të qëndrueshmërisë së borxhit publik të këtij vendi, ka thënë shefi i përfaqësisë së Komisionit Evropian në Greqi, Panos Karvunis.

“Vlerësimi i borxhit të Greqisë është analiza të cilën e publikon BE’ja, FMN’ja dhe Banka Qendrore Evropiane në kuadër të shqyrtimit të ardhshëm të planit për riorganizimin e ekonomisë së Greqisë, në maj”, ka thënë Karvounis në një intervistë të publikuar të shtunën në gazetën greke “To Vima”.

“Në pajtim me atë që do të konfirmohet, kjo analizë mund të sjellë deri te rregullimet e masave të parapara në planin për rimëkëmbjen e financave”, ka thënë Karvunis. Delegacioni i “treshes” (BE, FMN, BQE) pritet të vijnë në Athinë në fillim të majit që të vlerësojë planin e rimëkëmbjes së financave greke në prag të pagesës së transhesë së pestë të kredisë këtij vendi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›