Thaci:Presim njohje te reja
Kryeministri Hashim Thaçi eshte shfaqur optimist ne lidhje me procesin e njohjes nderkombetare te Kosoves. Ne mbledhjen e rregullt te Qeverise, ai ka thene se pas pranimit te Kosoves ne Banken Boterore dhe ne Fondin Monetar Nderkombetar si dhe pas raportit pozitiv te Transparensi Internejshenell, do te pasoje nje bum njohjesh te reja per Kosoven. Kryeministri tha se rezultatet e fundit pozitive ne dobi te çeshtjes se Kosoves, jane rezultat i punes se madhe qe po bejne institucionet kosovare, ne veçanti diplomacia kosovare. “Ky eshte sukses i jashtezakonshem i institucioneve tona, qe kemi aplikuar vetem para 10 muajsh. Anetaresimi i Kosoves ne FMN dhe BB e se shpejti edhe ne Banken per Rindertim dhe Zhvillim Europian eshte deshmia me e mire e perkushtimit te institucioneve ne rrugen e suksesit te pandalshem”, u shpreh Thaçi.