Meksikë, arrin në 38 bilanci i të vdekurve në çerdhe
Meksiko City-Ka arritur në 38 bilanci i të vdekurve në një çerdhe fëmijësh në veri të Meksikës, ndërsa 23 të tjerë janë shtruar në spital, shumë prej tyre në gjendje kritike për jetën, deklaruan sot burime qeveritare meksikane. Presidenti Felipe Calderon ka urdhëruar nisjen e një hetimi për të zbuluar shkakun e zjarrit që përfshiu dje çerdhen "ABC" në qytetin verior Hermosillo dhe ka vizituar spitalet ku ndodhen të shtruar fëmiët që i kanë mbijetuar flakëve të rënda.
Tre fëmijë të tjerë humbën jetën në spital si pasojë e palgëve të rënda dhe të tjerët që ndodhen në spital, janë ende në rrezik si pasojë e djegieve të rënda, deklaroi ministri meksikan i Shëndetësisë, Raymundo Lopez.
"Fatkeqësisht, 15 prej tyre janë ende në rrezik shumë të madh për jetën si pasojë e plagëve të rënda dhe thithjes së një sasise të konsiderueshme tymi", u shpreh Lopez. Ndërsa flakët e zjarrit kishin bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës, punëtorët dhe banorët lokalë përdorën automjetet për të rrëzuar murin, por ky veprim i dëshpëruar për të shpëtuar jetët e vogëlushëve ka bërë që makina të përplaset me disa nga foshnjat që ndodheshin të bllokuar në ndërtesë, thanë persona të ndryshëm që ndodheshin aty pranë gjatë ngjarjes.
Thithja e një sasie të konsiderueshme tymi ishte shkaku i vdekjes së disa fëmijëve para se ekipet e shëtimit të arinin t'i nxirrnin nga çerdhja, ndërkohë që mosha e tyre varionte nga disa muajsh deri në tre vjeç, bënë të ditur autoritetet. Çerdhja e përfshirë nga flakët strehonte 140 fëmijë në momentin që ndodhi tragjedia, tha Daniel Karam, shef i institutit të sigurisë sociale në Meksikë.