E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden pjesë të tjera të avionit të Air France

Rio de Janiero -Pjesë të tjera të Airbus-it të Air France si pjesë të krahut dhe sedilje, janë lokalizuar nga ushtria braziliane, në kërkimet e ndërmarra gjatë ditës, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak. "Përveç dy trupave", nxjerrja e të cilëve ishte njoftuar mesditën e djeshme, disa pjesë, ndër të cilat "sedilje avioni, pjesë të krahut dhe objekte të ndryshme janë lokalizuar dje", deklaroi nënkoloneli i aviacionit Henry Munhoz.

Dy trupat e seksit mashkull u "dërguan në fregatën 'Constitution' që tani po drejtohet për në arkipelagun Fernando de Noronia për regjistrimin dhe dërgimin e tyre në Recife. Recife, ku një morg i posaçëml është krijuar në qendrën mediko-legale, "do të jetë destinacioni përfundimtar si për trupat dhe për pjesët e avionit", bëri të ditur zëdhënësi.

Ai shtoi se "detajet e objekteve personale të mbledhura do t'u dërgohen familjeve". "Gjendja e trupave nuk do të bëhet e ditur", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›