Sot përfundojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Bruksel- Sot përfundojnë zgjedhjet, në 19 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, për zgjedhjen e eurodeputetëve të rinj për Parlamentin Evropian. Sipas sondazheve të pubilikuara, bëhet e ditur se në votime do të dalin më pak se gjysma e 375 milionë njerëzve, me të drejtë vote, në 27 vende. Ekspertët thonë se disa qytetarë të BE-së thjeshtë nuk e kuptojnë sistemin, në të cilin, parlamenti e ndanë pushtetin me Komisionin Evropian, si krah ekzekutiv dhe me Këshillin e BE-së, që përbëhet nga presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare.