Thaçit s’i duhet avokati për t’u mbrojtur nga Dick Marty!

Në Shqipëri, të martën Komisioni i ligjeve miratoi me konsensus të plotë në tërësi projektligjin i cili i hap rrugë hetimeve në Shqipëri për trafikim organesh. Projektligji në fjalë “Për rregullimin e marrëdhënieve juridiksionale në çështjet penale me Task-Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, pritet tashmë t’i kalojë Kuvendit ku pritet t’i jepet vota përfundimtare në seancën më të afërt, votim i cili kërkon shumicë të cilësuar votash, raporton portali Telegrafi.
Marty ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për përfshirje në “trafikimin organesh njerëzore” gjatë kohës sa ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Por këto akuza janë hedhur poshtë nga të gjitha forcat politike në Kosovë dhe Shqipëri. Raporti i Martyt është vlerësuar i pabazuar në fakte, prova apo realitet, dhe politikisht i motivuar nga Serbia dhe Rusia.