E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllasi: Për Kosovën, të njëjtë Tadiqi e Nikoliqi

Koalicioni më i mundshëm në Serbi është ky i tanishmi, ndërmjet partive të Boris Tadiqit dhe Ivica Daçiqit. Ish-funksionari Azem Vllasi vlerëson se Tadiq, edhe pse llogaritet si i moderuar, kur është fjala për Kosovën, nuk dallon shumë nga politikanët si Tomisllav Nikoliqi.

Vllasi ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë qenë marketing politik i Ivica Daçiqit, por që dha rezultate.

Ndërkohë, Vllasi vlerëson se për zbardhjen e ‘vrasjes së pesëfishtë’, Maqedonia duhej të kërkonte ndihmë nga Kosova dhe Shqipëria, e jo nga Serbia.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›