E Diel, 1 Nëntor 2026

Thagma e Dades – e nis si takim Internacionaleje, e përfundon si “takim socialistësh të rajonit”

Deputetja dhe njëherazi sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare në PS, Arta Dade, deklaroi dje se mazhoranca duhet të marrë në konsideratë deklaratat e bëra nga takimi i socialistëve të rajonit, dy ditë më parë në Tiranë. Takim ky, mirëfillti si i një grupi turistësh që zbarkojnë aty ku ka “ulërima” nga homologët e tyre opozitarë, duke qenë se jo vetëm janë humbur zgjedhjet, mundësia e vetme për marrë pushtetin, por edhe rënie të kredibilitetit në sytë e përfaqësuesve të lartë të socialistëve evropianë, çka do të thotë shpërfillje dhe anashkalim. Në kushtet e këtij dëshpërimi që ka ngërthyer selinë rozë, s’ka mëdyshje se takimi i zhvilluar në Tiranë ishte si pasojë e një kërkese të vazhdueshme të Ramës, duke e trajtuar këtë si shenjë presioni ndaj mazhorancës se ndoshta kjo e fundit do solidarizohet me “qarjet” e Edvinit dhe do t’i dorëzojë pushtetin në dorë. “Ulërimat” e Edi Ramës, ranë në vesh të disa opozitarëve të rajonit, të cilët duke organizuar në Tiranë Komitetin për Evropën Juglindore të Internacionales Socialiste, do të mund të krijojin një farë situate përtej brishtësisë së opozitës shqiptare, mirëpo mori si shpërblim injorimin jo vetëm të klasës politike por edhe të asaj mediatike.
E parëndësishme. Ky ishte komenti që ka qarkulluar gjerë e gjatë pas takimit socialistëve të rajonit me homologët e tyre shqiptarë, të cilët në atë podium folën për politika efikase dhe ndërgjegjësim të klasës politike dhe mbi të gjitha për ndershmëri, por të gjitha këto bëhen qesharake apo komike, kur dalin nga goja e Edi Ramës, i cili është konfirmuar si përfaqësuesi i nekropolitikës dhe i linjës së ashpër anti-integrim, anti-demokraci.
Gajasjet e dala nga ajo tryezë e parëndësishme, u trajtuan po si gajasje, pasi nuk zunë asnjë hapësirë mediatike.
Por kjo, sigurisht që ka edhe një anë negative. Me anë të mos trajtimit nga mediat dhe nga politika, opinioni publik nuk u njoh se cilët ishin këta që ligjërues të asaj tryeze dhe që na “treguan” ne se cilat janë ligjet tona... Zallamahia e absurditetit arriti pikën kulmore me atë qëndrim të turpshëm, si p.sh të atij ish-kryeministrit bullgar, Sergei Stanishev, që aktualisht është në opozitë, i cili tha se kutitë e votimit duhet të hapen, deklaratë kjo në verbëri të plotë dhe njëherazi i shoqëruar nga skarciteti mendor, duke harruar se edhe në vendin e tij ka ligje dhe kushtetutë, kundrejt së cilave s’mund të dalë askush. Edhe vetë ky ish kryeministri bullgar, humbi zgjedhjet një vit më parë, por nuk i kontestoi ato, madje përkundrazi përgëzoi kundërshtarin për fitoren e arritur. Por, në Tiranë, nën hijen e Edi Ramës, liberali bullgar, tregoi shëmbëlltyrën e një pasqyre të errët. Pavarësisht se deklarata të tilla spontane, nuk kanë tagrin e nevojshëm për t’u trajtuar, pasi humbësi humbës mbetet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›