E Diel, 1 Nëntor 2026

Veç të papunë të politikës së Internacionales, në mbështetje të Edvinit

LSI komenton takimin e dy ditëve më parë të Internacionales Socialiste, duke e cilësuar mbledhjen si një lobizëm jozyrtar, që s’u shërben aspiratave integruese të Shqipërisë. Përkrah Ramës u shfaqën veç politikanë që e kanë humbur mbështetjen e elektoratit, që janë në opozitë dhe që s’gëzojnë mbështetje as tek grupi parlamentar socialist në PE

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi dje se takimi i zhvilluar dy ditë më parë i Internacionales Socialiste dhe deklaratat e dala prej aty janë krejtësisht të parëndësishme, porsa kohë bëhen nga njerëz që thjesht s’kanë me çfarë të merren. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama tha se mazhoranca është e përqendruar te reformat dhe integrimi i vendit. “Ishte një veprimtari e parëndësishme e disa njerëzve që nuk kanë se me çfarë të merren tjetër, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim është e fokusuar te prioritetet europianizuese të Shqipërisë” - deklaroi Rama, duke komentuar mungesën e përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në takimin e Komitetit për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste, që u zhvillua fund javën e kaluar në Tiranë.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Rama vlerësoi se pjesëmarrja e LSI-së në takimin e zhvilluar nga Partia Socialiste ka ardhur edhe si mungesë e rëndësisë që ka Komiteti për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste.
Më pas z. Rama theksi, se Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar se aktiviteti i saj politik është fokusuar në çështje më konkrete, më të ndjeshme për opinionin dhe më të prekshme nga qytetarët.
Në këtë linjë, z. Rama, përmendi procesin konkret të liberalizimit të vizave, por në një rrafsh më të gjerë dhe gjithë proceset europianizuese që synojnë të afrojnë vendin në familjen europiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›