Shqipëria heq vizat për qytetarët rus në prag të sezonit turistik

Ambasada e Shqipërisë në Moskë ka deklaruar sot se autoritetet shqiptare kanë hequr vizat për qytetarët rus. Në prag të sezonit turistik, mediat ruse deklarojnë se shtetasit e Rusisë do kenë të drejtë të udhëtojnë drejt brigjeve shqiptare, pa pasur nevojë për pajisje me vizë. Mediat ruse, “Voice of Rusia” dhe “Interfax” citojnë përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në kryeqytetin rus, të cilët kanë deklaruar se marrëveshja për liberalizimin e vizave mes ka hyrë në fuqi në verën e këtij dhe ka hyr në fuqi sot. Sipas njoftimit, vendimi për lejimin e shtetasve rus për të vizituar Shqipërinë pa procedura të ndërlikuara kalimi në pikat doganore do të jetë i vlefshëm deri në nëntor të vitit 2010. Vendimi i qeverisë shqiptare për thjeshtimin e procedurave të vizave 90 ditore bëhet në hapje të sezonit veror në vend. Turistët rusë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të numrit të përgjithshëm të turistëve që vizitojnë Ballkanin.
...