Thaçi: Ne fituam, të tjerët mos grinden kot

Prishtine, 13 dhjetor, NOA - Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaçi u ka bere thirrje partive politike ne Kosove qe te tregojne maturi dhe te respektojne vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per procesin e djeshem elektoral.
“Ështe jetike qe te tregohet pjekuri politike,
prandaj apeloj tek te gjitha partite qe te angazhohen per t’u mundesuar
organeve kompetente qe te japin vleresimin e tyre perfundimtar per mbare
procesin”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, bazuar ne vleresimet e gjithanshme, te bera deri tash nga misionet e ndryshme te vezhguesve vendore dhe nderkombetare, perfshire ketu edhe deklaraten zyrtare te Bashkimit Evropian nga zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe te komisionerit te BE-se per zgjerim, Stefan Fuele, procesi zgjedhor eshte vleresuar shume i qete, i pergatitur mire dhe pa deformime serioze teknike, qe do te mund te venin ne dyshim rezultatin zgjedhor.
“Per me teper, sot, eshte obligim ligjor i KQZ-se dhe i Panelit per Ankesa dhe Parashtresa qe te adresojne te gjitha ankesat e mundshme, qe me profesionalizem t’i adresojne te gjitha verejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta permiresojne ndonje parregullsi te mundshme”, ka thene kryeministri Thaçi.
n.e/NOA