Kinë, burg 4 drejtuesve të Rio Tinto

Australiani Stern Hu u dënua me 10 vjet burg, Wang Yong me 14, Liu Caikui me 7 dhe Ge Minqian me 8 vjet burg. Gjithashtu, katër kolegët u gjobitën dhe asetet e tyre u konfiskuan nga autoritetet kineze.
Ministri i Jashtëm i Australisë, Stephen Smith e ka vlerësuar vendimin ndaj Stern Hu si “shumë të ashpër”.
Ai ka kritikuar gjithashtu gjykatën për faktin se nuk lejoi që diplomatë australianë të kishin akses gjatë seancave kur u ngritën akuzat për spiunazh industrial.
“Mendoj se shumë pyetje nuk morën përgjigjet e duhura gjatë procesit. Pavarësisht se ne nuk e anashkalojmë veprimin e mitmarrjes, mendoj se vendimi ishte shumë i ashpër”, ka deklaruar Smith.
Gjithësesi, ministri ka shtuar se ky vendim nuk do të ketë asnjë efekt në marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës.