Thatcher, një grua që ndryshoi botën
Janë të paktë politikanët e kohës së paqes që mund të pretendojnë se kanë ndryshuar botën. Margaret Thatcher, që vdiq këtë mëngjes, ishte një nga ata. Ajo transformoi jo vetëm partinë e saj konservatore, por dhe gjithë politikën britanike. Entuziazmi i saj për privatizimin nisi një revolucion global dhe gatishmëria e saj kundër tiranisë ndihmoi për të sjellë fundin e Bashkimit Sovjetik. Megjithëse Winston Churchill fitoi luftën, ai kurrë nuk krijoi një "teori"siç arriti Margaret Thatcher. Thelbi i thatcherizmit për të kundërshtuar status quo dhe promovuar lirinë ishte mishërim i konservatorizmit. Ajo mendonte se kombet mund të bëhen të mëdhenj, vetëm nëse individët janë të lirë. Lufta e saj kishte si temë: Të drejtën e individëve për të drejtuar jetën e tyre, veçanërisht nga keqmenaxhimi i shtetit. Betejat e saj me të majtën, në Britani, sidomos minatorët-i dhanë asaj reputacionin e një Tory të veçantë. Ajo anashkaloi modën e vjetër konservatore. Kur papunësia kaloi 2 milionë ajo u tha konservatorëve: "JU mund ta ktheni atë në qoftë se ju doni, por zonja nuk është për ta kthyer." Tony Blair përfitoi më shumë nga revolucionit Thatcher se sa pasardhësi i saj John Major. Me sindikatat e dobësuara dhe një të majtë të diskredituar, ai arriti të rimodelojë partinë e tij laburiste duke ja prezantuar atë triumfalisht klasës së mesme angleze, duke arritur një shumice dërrmuese në 1997, e cila qëndroi në pushtet për 13 vjet. Me përjashtim të disa masave emergjente të marra në prag të krizës financiare të 2007-‘08, në Britani nuk ka pasur lëvizje për rishtetëzim të industrive ose për të rifilluar një politikë tjetër nga fituesit laburistë. Prej politikës së saj, qendra e gravitetit të politikës britanike ka lëvizur në mënyrë dramatike në të djathtë. Laburistet e rinj të viteve ‘90 arritën në përfundimin se mund të shpëtonin Partinë Laburiste nga rrënojat vetëm me pranimin e parimeve qendrore të thatcherizmit. Prandaj Blair deklaroi se "Aktiviteti ekonomik është më mirë t’i lihet sektorit privat". As ai dhe as pasuesit e tij nuk ëndërruan kthimin e nacionalizimit të pasurive te privatizuara nga Thatcher apo dhe fuqisë pa kufi sindikale. Në skenën botërore, gjithashtu, Thatcher vazhdon të bëjë një hije të madhe. Fama e saj botërore i dha Britanisë mundësinë për të luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e Bashkimit Sovjetik që ishte në disproporcion me peshën e saj në botë. Zj. Thatcher qe politikanja e parë britanike që prej Ëinston Churchill që do të merrej seriozisht nga udhëheqësit e të gjitha fuqive të mëdha. Ajo ishte një heroinë e politikanëve të opozitës në Evropën Lindore. Gatishmërinë e saj për të qëndruar krah për krah me Reganin për të bllokuar ekspansionizmin sovjetik ndihmoi nxitjen e një mendësie të re në Kremlin. Por insistimi i saj se Mikhail Gorbaçovi ishte një njeri me të cilin Perëndimi mund të negocionte, ndihmoi për t'i dhënë fund Luftës së Ftohtë. Vendet post-komuniste përqafuan revolucionin e saj: nga viti 1996 Rusia kishte privatizuar rreth 18.000 ndërmarrje industriale. India shpërbëri licencën Raj-një trashëgimi britanike të Fabianismit britanik-dhe i hapi rrugën kompanive të suksesshme. Në Amerikën Latine qeveritë përqafuan liberalizimin e tregut, sipas shembullit britanik. Sot, lavjerrësi po lëkundet rrezikshmërisht larg nga parimet Zj. Thatcher. Në pjesën më të madhe të vendeve të pasura, është rritur ndjeshëm në vitet e fundit pjesemarrja e shtetit në ekonomi. Rregullore te shumta, megjithëse të nevojshme, kanë lidhur sektorin privat. Biznesmenët janë nën kontroll si asnjëherë në 30 vjet. Demonstruesit protestojnë kundër ekzistencës së fortë të industrisë bankare. Me rritjen e Kinës, kontrolli shtetëror, jo liberalizmi ekonomik, është duke u përshëndetur si një model për vendet në zhvillim. Në një botë që ka nevojë të dëshpëruar për rritje, kjo është menyra e gabuar e drejtimit. Europa nuk mund të lulëzojë pa lirinë e tregjeve të saj. Rimëkëmbja amerikane do të mbytet nëse nuk shmangen mbi-rregullimet. Kina nuk do të mbështesë për një kohë të gjatë suksesin e saj nëse nuk thellon liberalizimin. Kjo është një kohë vendimtare për të reflektuar në perceptimin qendror të Margaret Thatcher -Që vendet të lulëzojnë, njerëzit duhet të kërkojnë më pak ndërhyrjen e shtetit. Ajo që sot bota ka nevojë tani është më shume thatcherizëm, jo më pak.
/Marrë nga foreignaffairs.com/