Fushata e rrugëve e zbukuron apo e shëmton fushatën zgjedhore?
Nga Petraq Floku
Pa më të voglin dyshim, madje në mënyrë absolute, rrugë, ujë e drita duan të gjithë, qofshin demokratë apo socialistë e me radhë çvijnë pas tyre me …ratë e …istë. E natyrisht dhe investimet e bëra në këta sektorë, të cilave do përmasa financiare qofshin, do ti konsideroja vepra jo vetëm të domosdoshme, por dhe që sduhet të reshtin asnjëherë. Deri këtu ska asgjë të keqe, përkundrazi do ta quaja, sikurse thashë edhe më lart, mjaft dinjitoze duke e vlerësuar si një qëndrim progresist, tejet vizionar dhe evropian.
Por kur për këto vepra ruhet koha të investohet në raste fushatash elektorale, duke i shfrytëzuar për propagandë dhe kredo politike, këtu gjithçka merr një tjetër trajtë, krejt të pasinqertë, manipulative dhe absolutisht brirëvënëse. Do thotë dikush: Pse nuk dashke rrugë ti? Të erdhi e keqja nga asfalti? Jo! Rrugë, asfalt, ujë, drita e çdo gjë tjetër të mirë dhe unë dua, sepse për ato paguaj taksa dhe ato shtrohen e sigurohen nga lekët që dalin nga xhepat tanë. Po pse në këtë mënyrë sa herë u duhemi e u vlejmë, pse kaq të vonuar e në çdo katër vjet, pse dhe kur moti rrjedh e kullon dhe asfaltin së bashku me lekët tona e marrin shirat, ne për të kapur kutitë e votimit për gryke, vazhdojmë ta hedhim atë në det? Pse çdo gjëje duhet ti gjejmë domosdoshmërisht një vend propagandistiko-politik të sforcuar se ndryshe na vete gjithçka dëm?!
Duket si paradoksale, por jo rrallë njerëzit pyesin mjaft të interesuar: Ore po kur do kemi prapë zgjedhje? Si shumë kohë na kaloi pa votuar! Na u bënë rrugët copë; u prishën e spo kujtohet kush të kthejë kokën nga ato! Nuk kalohet dot as në verë e as në dimër në këto rrugët tona. Janë bërë gropa gropa sikur ju ka rënë kometa. Në verë të mbyt pluhuri e të zihet fryma, në dimër ske ku hedh këmbën, se të vjen surratit sprucua nga pllakat që shkel apo peleqisesh e spërkatesh nga koka tek këmbët prej pellgjeve masakruese.
Tek dëgjoja shqetësimin e mësipërm që vinte zhurmshëm nga tavolina pranë asaj tonës, hodha sytë sa në rrugë e në trotuar edhe në fytyrën e ankuesit. Tashmë, me një vështrim zhbirues dhe analitik, po mundohesha të lexoja të vërtetën e atyre fjalëve tek ajo fytyrë e revoltuar për të kuptuar saktë e qartë, përse qahej realisht ai njeri: për rrugën apo për zgjedhjet, ndonëse mesazhi ishte i qartë. I panjohuri, i cili fliste me një zë që dëgjohej së largu, (sepse njerëzit kthenin kokën) për ta prezantuar dhe demonstruar sheshit e publikisht revoltën e tij, vijoi: Nuk më ha fare meraku për zgjedhjet…ore po nuk ma ndjen hiç të them. Këta njësoj janë të gjithë, nuk shikon çpo katranosin? Kam hallin e rrugëve se dal e shëtis, nxjerr nipërit dhe mbesat dhe ulemi diku me shokët si moshatarë që jemi. Mezi pres zgjedhjet që të na asfaltohen rrugët se vetëm atëherë kujtohen për to. Kam përvojë të vjetër unë. Kur duan votat ustallarët u vërsulen rrugëve për të na thënë ne qorave, siç na quajnë e ju dukemi atyre, ndonëse ne shikojmë, kuptojmë e i thithim me hundë hilet e tyre që thonë: Ja çpo bëjmë! Për ju sna zë gjumi natën. Për ju mendojmë e rropatemi rrugëve, ndaj na mbani siç na kini mbajtur se kemi bërë çkemi bërë, nuk do lëmë gjë pa bërë .
Pak kohë para zgjedhjeve tradicionalisht Tirana hapet skaj më skaj, për të mos thënë që shqyhet e çapëlehet sa ske nga ta zësh e ske nga të kthehesh. Fenomeni në fjalë konstatohet lehtë nga të gjithë, sepse është një farë hyxhym aksioni që si dihet as fillimi e as fundi, dhe një allosoj autopsie që bëhet për të na treguar në katër muaj, zotësinë e munguar gjatë katër viteve, për të arritur mandej bindshëm në përfundimin se, fushata e rrugëve është kthyer tashmë në një traditë shqiptare para fushatave zgjedhore, me qëllim bojatisjen e saj, duke luajtur rolin e një vaksine antiletargji për aksionin e shtrimit të rrugëve në prag zgjedhjesh, pavarësisht kushteve teknike, motit, etapave apo cilësisë së punimeve. Natyrshëm lind pyetja: Rrugët që na bëjnë dhuratë (me lekët tona) çdo katër vjet fushatat zgjedhore, i zbukurojnë apo i shëmtojnë ato?
Sistemohen sheshet, riparohen trotuaret, pastrohen lulishtet, rregullohen stolat, mbillen pemë, etj. etj; shkurt, kudo e në gjithçka vihet dorë. Por ama vetëm në kohë fushatash ndodh ky bum aksionesh dhe ky merak për të na i bërë ditët tona më të lumtura, më me dritë, të arta e me shkëlqim. Më pas shkojmë në fis. Sheshet me baltë e plehra, trotuaret ku thërret kiameti, lulishtet të masakruara, stolat ku me dërrasa të shqyera e ku të shkulur fare, pemët të rrjepura, me degë të thyera e rrënjë të degraduara nga të vegjlit që luajnë duke i tundur, dhe nga të mëdhenjtë sehirxhinj që krenohen me kontingjentin e vandalëve të ardhshëm që po kultivojnë vetë. Tallëse, e trishtë, ritual i paturpshëm, injorim dhe fyerje, hipokrizi me standarde, servirje naive e një realiteti sa të njohur aq edhe qesharak. Edhe sot në kohët moderne ende me këtë mentalitet primitiv, anadollak dhe tororisje bizantine do vijojnë ti trajtojnë votuesit dhe dinjitetin e tyre? Dhe për sa kohë duhet ta lejojnë një gjë të tillë këta të fundit? Ku ishin këta lypës votash deri sot? Pse pikërisht tani kur u ka ardhur veza në b…dhe kërkojnë furrik ta lëshojnë, tundin e shkundin flamurin e shpëtimtarit, kur dihet fare mirë dhe nga më i fundit e më naivi se, gjithçka është lënë qëllimisht tani në prag zgjedhjesh për tju marrë votën e mandej për disa vite radhë, sa të vijnë zgjedhjet e tjera të mos u hidhen as sytë më. Një e keqe dhe dëm mjaft i madh i bëhet kultivimit masiv të një mentaliteti mashtrues dhe një edukate të paprinciptë në mjaft shkallë të shoqërisë sonë, duke ngritur në art taktikat e formalitetit dhe fiktivitetit, bujën për tu dukur pa merituar mirënjohje.
Natyrshëm lindin njëra pas tjetrës disa pyetje radhë:
E para: Problemet ishin sheshit dhe gjithkush i shihte, i jetonte, i vuante. Përse nuk u vu dorë më parë? Kujt ja kanë borxh qytetarët lojën naive me ta sa herë trokasin zgjedhjet në derë? Sa e moralshme, ore fundja sa njerëzore është ti lësh banorët me vite në mes të pluhurit e të baltës, pllakave të thyera, gropave dhe katrahurës urbane e pastaj, ti lumturosh pak ditë para votimeve me ca andra e mballoma apo dhe me investime serioze, për ti harruar e riharruar në vitet pasuese deri në zgjedhjet e radhës, kur dihet nga të gjithë që kjo është koha kur trokitet në popull më shumë për ti marrë se sa për ti dhënë atij?!
E dyta: Sikur dhe një ditë më parë të bëheshin këto ndërhyrje infrastrukturore, natyrisht jo me synimin djallëzor dhe të paramenduar për zhvatjen e votës pushtetare, për ne si popull do të thotë një ditë më pak pluhur dhe një ditë më shumë ajër të pastër, një ditë më pak viruse e sëmundje dhe një ditë më shumë jetë e shëndet, një ditë më pak stres e lodhje, një ditë më shumë qetësi e normalitet, më pak të rrezikuar, më shumë të relaksuar, e kështu me radhë bilancet vijojnë pambarim. Pyetja: Cili nga votëmbledhësit tanë mendon dhe merakoset për ne, analizon realitetin aktual me synimin civil, përgjegjësinë njerëzore dhe i preokupuar për pasojat që rëndojnë mbi ne nga zvarritja për normalizimin e gjendjes, apo e vetmja gjë që i detyron të na qajnë hallet është lakmia për vota dhe pushtet?!
E treta: Ju zotërinj mund ti keni harruar premtimet e katër, tetë, dymbëdhjetë e shumë viteve më parë dhe sështë çudi të na i servirni sërish si taze. Kujdes! Ne nuk i kemi harruar. Kujtesa jonë shkundet nga asfalti elektoral që humbi pa lënë gjurmë dhe pa mbushur ende të dyzetat, shkundet nga pellgjet dhe gropat me ujë, nga lumenjtë e rrugëve pas një shiu stinor, edhe pse hajdutët e kapakëve i kanë lënë pusetat hapur, kuptohet për të na ardhur në ndihmë dhe për të mirën tonë.
Nuk do ishte më mirë, më e ndershme, më njerëzore, më e besueshme, më qytetare, më fisnike, më bujare d