Berat, vetëvritet me armë zjarri 44-vjeçarja
Një 44-vjeçare i ka dhënë fund jetës paraditen e sotme në Berat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Konikbal të Urës Vjagurore ku 44-vjeçarja Vito Banushi ka qëlluar veten me armë zjarri në banesën e saj.
Pasi kanë dëgjuar krismat familjarët kanë shkuar menjëherë në dhomën e 44-vjeçares por e kanë gjetur atë të pajetë. Menjëherë është lajmëruar policia e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se 44-vjeçarja Banushi kishte probleme me bashkëshortin e saj dhe ishte në prag divorci, gjë që mund ta ketë çaur atë t`i japë fund jetës.