E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Economist”: Qeveria serbe, kriza të tjera politike

Revista britanike “The Economist” gjatë një analize është shprehur se pasi Kosova të shpallë pavarësinë, Brukseli do t’i verë si kusht Serbisë marrëdhëniet e mira me fqinjët. ”Edhe nëse qeveria serbe shpëton nga kriza aktuale politike, të tjera do të pasojnë”, - kështu ka bërë të ditur revista britanike “The Economist” sipas së cilës pasi Kosova të shpallë pavarësinë dhe misioni i BE-së të jetë në funksion të plotë, Brukseli do t’i verë kusht Serbisë marrëdhëniet e mira me fqinjët. “Serbisë nuk do t’i kërkohet ta njohin shtetin e ri menjëherë, por në qoftë se ata shikohen si minues të tij në çdo hap, duke vënë në rrezik misionin e BE-së, radhën e ka ndëshkimi. Motoja më e mirë për politikën ballkanike ka qenë “parashiko të paparashikueshmen”, thekson “The Economist”. Sipas revistës britanike, në Beograd po diskutohet një skenar i ri. Tadiç dhe Nikoliç mund të punojnë për një kompromis. “Nikoliç e urren Koshtunicën, ndaj ishte e habitshme që dy kandidatët folën me respekt për njëri-tjetrin pas zgjedhjeve. Një marrëveshje mes tyre, së cilës do t’i mungojë koalicioni zyrtar, do t’u japë radikalëve mundësinë të ndjekin shembullin e partisë qeverisëse në Kroaci, e cila kaloi nga nacionalizmi i egër, në parti politikisht e respektuar, por kjo do të kërkonte pastrime të brendshme. “Tadiç thuhet se e pëlqen këtë kompromis, i cili do të formalizonte ndryshimin politik, që u bë i qartë në zgjedhjet presidenciale. Rezultati do të jetë konsolidimi i votuesve mbrapa dy partive të mëdha, së bashku me partitë e tjera, përfshi ato të minoriteteve, si hungarezët dhe boshnjakët në Sanxhak, të cilat ishin përkrahëse të Tadiçit. Në qoftë se gjërat shkojnë kështu, ditët e Koshtunicës si kryeministër janë të numëruara. Por, ai është mendjehollë dhe s’mund të konsiderohet jashtë loje ende”, citohet në analizën e “The Economist”. Revista paralajmëron edhe një çarje të qeverisë dhe një datë e mundshme për zgjedhjet është 11 maji. “Kjo do të thotë që ose radikalët të futen në qeveri, shumë pak e mundshme, ose zgjedhje të reja, në të cilat Kushtunica, partia e të cilit është poshtë në sondazhe, mund të mbetet në të shkuarën. Një datë e mundshme për zgjedhjet është 11 maji, ditën që janë planifikuar zgjedhjet lokale”.

9 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›