E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte gjeneratorët e lokaleve, ndalohet nga policia

Tiranë - Policia ka vënë dje në pranga një të dyshuar si vjedhës i gjeneratorëve të lokaleve në kryeqytet. Burme zyrtare thanë për gazetën se dje u krye arrestimi në flagrancë i Qamil Lala, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i proceduar më parë për ”vjedhje”. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër, i cili tashmë është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, kryenin vjedhjet e gjeneratorëve të lokaleve të ndryshme në Tiranë, kryesisht duke vepruar në zonat e Tiranës së Re, “Komuna e Parisit”, rruga “Muhamet Gjollesha”, në lokalet pranë Njësisë Nr. 7 Tiranë etj. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që vazhdon puna hetimore me qëllim dokumentimin tërësisht të implikimit të tyre në një sërë vjedhjesh gjeneratorësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

9 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›