Tentoi t’i vidhte çantën një gruaje, arrestohet në flagrancë
Tiranë - E kishte provuar dhe herë të tjera vjedhjen e çantave të grave, por vetëm dje verimi i tij nuk ka rezultuar i suksesshëm. Policia tha se dje ka arrestuar në flagrancë Guximtar Qazimi, 32 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Shkozë. Ky shtetas, dje rreth orës 09:00, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të Ambasadës Greke, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën një shtetaseje. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.
9 Shkurt 2008