E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngushëllojnë familjen Salihamixhiq

Me rastin e vdekjes së njërit prej piktorëve më të mirë kosovar, Nysret Salihamixhiq (81), i cili vdiq të hënën në Prishtinë, telegram ngushëllimi familjes së piktorit i ka dërguar ministri i Kulturës, Memli Krasniqi.

“Ky lajm është prej atyre kumteve që njeriu nuk do të kishte dëshirë t’i dëgjojë asnjëherë në jetë, ngase, vdekja e çdo njeriu, e në veçanti e një artisti të vërtetë, siç ishte edhe vetë profesor Nysreti, shkakton keqardhje, dhimbje, e mbi të gjitha krijon një boshllëk të madh në jetën e familjes dhe të dashurve të tij, por edhe në jetën e të gjithë artdashësve të cilëve artisti ua plotësonte jetën me artin e tij”, thuhet, mes tjerash, në telegram.

Telegram ngushëllimi familjarëve i ka dërguar edhe drejtori i sapozgjedhur i Galerisë së Arteve të Kosovës, Erzen Shkololli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›