E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Guardian”: Thaçi, bos i drogës

Në faqet e gazetës “The Guardian” vazhdon të shkruhet vetëm keq për Kosovën. Në një shkrim tw gazetarit Ian Birell sërish përmend kryeministrin e Kosovës , për “lidhjet e tij me tregtinë e drogës”. Në shkrim Birell e quan të humbur luftën e OKB-së ndaj tregtisë së narkotikëve.
“Tregtia është kaq përfituese saqë në shumë shtete bandat e drogës kanë arritur të marrin pushtetin. Kosova ka një kryeministër të lidhur me tregtinë e drogës, dhe të tillë njerëz udhëheqin edhe në Afganistan, Burma, Guiena, Nicaragua dhe Venezuela. Pastaj, ka raste si në Afrikën e Jugut kur shefi i policisë doli të jetë shef i krimit”, thotë Birell në shkrimin e tij.
Birell ka qenë zv/redaktor në gazetën Independent dhe ka shkruar fjalimet e kryeministrit aktual, David Cameron, në fushatën e vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›