E Shtunë, 31 Tetor 2026

"The Guardian": Thaçi është kreu i mafias

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci është kreu i mafias , i cili perfaqeson një grup shqiptar për kontrabandë armesh, drogës, dhe organeve njerëzore nëpër Europen Lindore. Kjo është hetuar nga Keshilli mbi krimin e organizuar.
Hashim Thaci është identifikuar si bosi i një rrjeti i cili filloi të operonte raketa kriminale në prag të luftes 1999 në Kosovë, dhe ka mbajtur ndikim të fuqishem mbi qeverinë e vendit që nga ai vit.
 

Raporti i hetimit dy vjeçar, e cila citohet nga burime të tjera të FBI-së dhe Intiligjencës, është marr nga “The Guardian” , ku permendet emri i Thaçit, i cili sipas kësaj të fundit, gjatë dekadës se fundit ka ushtruar kontroll të dhunshem mbi tregun e Heroinës.
Ndër të tjera nga rrjeti i Brendshem, Thaci, mendohet te ketë marrë njerez përtej kufirit shqiptar , pas luftes në Kosove, gjë e cila korrespondon edhe me deklaratat e serbeve ku mendohej te ishin vrarë për veshkat e tyre dhe të ishin shitur në tregun e zi.
Procedurat ligjore filluan sot ne një gjykatë të qarkut të Prishtines, ku dyhsohet se ky trafikim te ketë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
I gjithe ky lajm trondites ,vjen menjeherë në një periudhë vendimtare për Kosovën, e cila të dielën zhvilloi zgjedhjet e saj të parë që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Thaçi deklaroi fitoren në zgjedhjet dhe ka kërkuar për të formuar një koalicion me partitë e opozitës.
 

Dick Marty, investugues i te drejtave te njeriut , do të paraqes raportin e tij per diplomatet evropinae nga 47 shtetet antare në një takim në Paris diten e enjte. Raporti i tij lidhet direkt me Thaçin, ku do te trajohet skandali në fjale.
Marti është kritik ndaj fuqive perendimore, te cilat kanë dhënë një rol mbikqyres dhe të rendesishem ndaj Kosoves, duke ja ngritur figurën një shteti i cili ka qënë një deshtim. Nder të tjera Marti, ka krituar dhe vullnetin politik nga ana e bashkesise nderkombtare, në menyre efektive për të ndjekur penalisht ish udhëheqesit e UCK-se.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›