E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese: Krasniqi nuk e shkeli Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka deklaruar se Jakup Krasniqi nuk e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës duke ushtruar detyrën e presidentit dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë edhe postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se ndaj dy pyetjeve që i ka parashtruar Krasniqi, Gjykata Kushtetuese, i është përgjigjur si në vijim:

"Nuk ka ndalesë për Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Kosovës në kryerjen e funksioneve në partinë politike, të cekura në Nenin 88.2 të Kushtetutës".

"Mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të presidentit të Republikës së Kosovës, duke ushtruar në të njëjtën kohë, pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, nuk është në mospërputhje me Kushtetutën".

Akt gjykimi i plotë i Gjykatës thuhet se do të publikohet në kohë të duhur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›