E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileakas, një “shpikje” e elitave ekonomike botërore

Uashington, 14 dhjetor, NOA - Ka shume hamendje mbi rolin e Wikileaks ne nxjerrjen e sekreteve te administrates amerikane. Ndersa ende nuk ka kaluar vala e para e habise qe ka shkaktuar ne opinion nga publikimi i fakteve, teoricienet amerikane kane nxjerre dhe perfundimet ne lidhje me faktin se kujt po i sherbjene informacionet sekrete qe ka publikuar kjo faqe interneti.

Nje studiues ne SHBA, Michel Chossudovsky hedh idene se pas themeluesit te Wikileaks fshihen elita te forta ekonomike qe kerkojne kontrollin e botes.

Sipas tij financimet per kete faqe jane dhene nga banka dhe korporata qe kane interesa per te demtuar nje pjese te administrates se SHBA, por jo teresisht ate.

“Wikilekas nuk ka si synim botimin e plote te fakteve lidhur me krimet e SHBA-se dhe NATO-se, ne luftera ku jane angazhuar. As nuk kerkon qe reputacioni i zyrtareve te qeverise ne nivelet me te larta, duke perfshire Sekretaren e Shtetit, te jete i mbrojtur. Per elitat ekonomike ata, politikanet mund te zevendesohet. Ajo qe Wikilekas mbron, jane interesat e elitave ekonomike, te cilat kontrollojne aparatin politik edhe nga prapa skena”, shkruan studiuesi Chossudovsky.

Sipas tij shume prej fakteve te botuara, veçanerisht ato qe kane te bejne me qeverite e huaja, u sherbejne interesave te politikes se jashtme amerikane.

“Ne lidhje me informatat financiare, publikimi i te dhenave qe kane te bejne me nje banke te caktuar, Wikileaks mund te jete nxitur nga nje institucion financiar rival”, shkruan ai.

Chossudovsky shton se te gjitha faktet e botuara nga Wikilekas jane te "analizuara" dhe interpretuara si nga nje media e cila u sherben elitave ekonomike.

a.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›