E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis beteja e 180 minutave te fundit

Edhe 180 minuta kane mbetur dhe mbyllet viti kalendarik 2008. Pas perfundimit te javes se XV, ekipet do te startojne sot nga pergatitjet per dy ndeshjet e fundit, qe mund te ndryshojne pozicionet, ne klasifikim. Ndeshjet e mbetura pritet te sjellin edhe surpriza te tjera. Ne gare per vendin e pare jane serish Vllaznia dhe Tirana. Kryesuesit aktuale mund ta mos jene me ne krye, ne rast se nuk do te fitojne asnje nga dy ndeshjet e radhes dhe nga ana tjeter Tirana arrin dhe i fiton te dyja. Ne cdo rast tjeter, Vllaznia pavaresisht diferences se pikeve ne fund, do te shpallet kampione e dimrit, pra do te kete te sigurt vendin e pare, ne fund te pjeses se pare te ketij edicioni. Perballe Flamurtarit, nje gol i Buaduse i dha tre pike te tjera Vllaznise, e cila ne 15 jave ka arritur te grumbulloje me shume se dy pike per ndeshje. Vllaznia, kete jave do te luaje perballe ekipit te Bylisit. Pas disa fitoreve radhazi, kuqeblute kane nje shans te mire per te mbrojtur vendin e pare dhe vetem ne rast se fitojne serish ndaj ballshioteve do ta kane te sigurt kreun e klasifikimit. Atmosfera pas fitores se fundit eshte optimiste ne Shkoder, sipas trajnerit te ketij ekipi, Agim Canaj. Ai thekson se skuadra e tij eshte duke fituar stabilitetin e duhur dhe fale eksperiences se disa lojtareve titullare, ndaj edhe beson se vendin e pare do t'i mbetet ekipit te tij: "Vllaznia deshiron te ruaje kreun e klasifikimit dhe loja e skuadres, edhe ndaj Flamurtarit, ka qene pozitive. Pavaresisht mungesave, Vllaznia di te perballoje cdo ndeshje, perballe kujtdo kundershtari," - theksoi Agim Canaj. Nje ish-lojtar i kohes se Canajt, qe drejton aktualisht Tiranen, Agustin Kola, ka dhene nje tjeter ritem gares. Tirana me fitoren e paster, 3-0, ndaj Apolonise, do te udhetoje kete jave drejt Vlores, ku perballe do te kete nje kundershtar me te veshtire. "Me pelqeu reagimi i ekipit ne kete moment," - theksoi Agustin Kola. Sipas tij Tirana duhet te luaje per te rifituar vendin e pare ne klasifikim. Ne fund te 180 minutave, para se gara te mbyllet Tirana do te prese ne kryeqytet Bylisin dhe Vllaznia do te luaje perballe kampioneve ne fuqi, Dinamos.

2 mungesa

te rendesishme kishte Vllaznia kete jave. Sinani dhe Dhembi, qe se bashku ne total kane shenuar deri tani 13 gola. Dy futbollistet kryesore per Vllaznine nuk kane qene pjese e formacionit, ne ndeshjen e fundit, per arsye demtimi.

Debutimi

Aguston Kola pritet te kaloje nje test te veshtire kete jave, ne Vlore. Madje per bardheblute, Vlora shihet si testi real i trajnerit te ri te ekipit te tyre. Ndeshja e fundit ne kryeqytet, perballe Apolonise, ishte e para per Kolen.

Shpetimi

Partizani do te udhetoje kete jave drejt Fierit, per t'u ndeshur me Apolonine, e cila ndodhet dy pike para ne renditje. Ne rast se Partizanin fiton me Apolonine, atehere mund te shkeputet nje here e mire fundit te klasifikimit. Te kuqte e Shpetim Duros nuk fitojne asnjehere, qe pas javes se pare te kampionatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›