Avioni ushtarak përplaset në një zonë të banuar

Pamje nga vendi i ngjarjes
VIRXHINIA- Raportimet e medias amerikane thonë se një avion i marinës është rrëzuar në Virxhinia, ndërsa besohet se dy pilotët në bord kanë mundur të shkëputen para përplasjes.
Aavioni ra në një zonë të banuar, ndersa ende nuk ka njoftime për të plagosur në terren. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të zi në afërsi të disa ndërtesave.
Autoritetet zyrtare saktësuan se një F/A-18 u rrëzua sot në afërsi të rrugës Birdneck në Virxhinia. Një zëdhënës i marinës duke folur në telefon për Fox News tha se nuk mund të bënte asnjë koment lidhur me pasojat e ngjarjes.