The bus people !
“The bus people” (njerëzit e autobuzit) ose njerëzit e stacioneve të linjave urbane janë përfaqësuesit e Shqipërisë së vërtetë me individë të angazhuar në të shumtën e rasteve jashtë fallsitetit dhe përpjekjeve shpesh të pështira imituese, janë thjesht ne, pasqyra reale e vetvehtes.
Autobuzi i linjës urbane i ngjan një Shqipërie të minimizuar që lëviz mbi katër rrota ku udhëtarët janë banorët e saj, disa të ulur dhe disa në këmbë, disa të djersitur e disa të parfumosur, disa të djathtë e disa të majtë, disa vendas e disa emigrantë, disa pleq të lodhur e disa të rinj të freskët, disa seriozë hijerëndë dhe disa të lehtë e provokues. Fatorinoja kjo “qeveri” e bezdisshme mbledh biletat-taksë me vendosmëri dhe pastaj kthehet e dialogon me “shoferin-kryeministër” që e udhëheq shqipërinë e tij të vogël mbi katër rrota drejt stacioneve gjithnjë e më të largëta përmes semaforëve gjithnjë e më të kuq.
Realiteti shqiptar pasqyrohet përmes dritareve të autobuzit si një kinema e levizshme, nga dyqanet plot luks deri tek gropat dhe pluhuri që sfidojne jashtëqitjet e makinave, nga ndërtesat shumkatëshe deri tek ato ngjyrë gri të bezdisshme trashëgim i një miopie politike të së kaluarës, nga zogjtë e zinj e deri tek zogjte e bardhë.
Autobuzi është realiteti jonë ku pjesa e jashtme, fasada, është plot ngjyra e reklama ndërsa nga brënda fatorinoja sfidon varfërinë. Është realiteti ynë i pasqyruar në fytyrat e njerëzve, të këtyre njerëzve “the bus people”, ata që janë elektorati më i ndjeshëm, ata që pa e kuptuar kanë zgjedhur sundimtarët e tyre të cilët i kanë lënë udhëtarë të përjetshëm në kërkim të stacionit të prosperitetit.
Janë njerëzit e autobuzit ata që kanë qenë të harruarit e mëdhenj të politikës, janë ata që edhe përtej manipulimeve me identitetin e tyre janë ndoshta të vetmit që kuptojnë dhe dialogojnë me realitetin, janë ata që më së miri i dinë rrënjët e tyre. Të thjeshtë dhe shpesh herë të lodhur ata sfidojnë publicitetet sfilitëse e mashtruese si për të na kujtuar se midis tyre dhe lajkave publicitare ekziston një hendek i thellë, se origjinaliteti mund të ketë shijen e hidhur por ama është i vërtetë. Janë këta njerëz që merakun e politikanëve apo shkrimtarëve për integrim me sllogane sfiduese identitare e shohin dhe e lidhin me xhepin dhe stabilitetin e tyre dhe të familjeve të tyre.
Vështirë të gjesh ndonjë njeri që nuk ka pasur rastin qoftë një herë të vetme të udhëtojë në shqipërinë e vogël mbi rrota, të jetë pjesë qoftë edhe për një kohë të shkurtër të “njerëzve të autobuzit”, por pak kush vëzhgon me vëmendje se, ashtu si në Shqipërinë e madhe edhe në këtë të voglën që lëviz ngadalë mbi rrota pasqyrohen gjurmët e kohës. Ndryshe nga parardhësit e tyre që udhëtonin në autobuzë pasqyrë e mjerimit diktatorial, ku llamarina e ndryshkur ishte ndoshta ngushëllimi më i mirë për të arritur në punë gjatë një dite me shi, “the bus people” të kohëve tona janë më pretendues dhe në kërkim të ditëve me diell për të ardhmen e Shqipërisë.
Dhe kjo është normale për demokraci të mirëfillta ku e drejta e qytetarit është parësore dhe ku qeveria është në shërbim të tij. Luhatjet e politikës shqiptare gjatë ketyre viteve të ngarkuara të tranzicionit politiko-ekonomik dashur pa dashur kane gjetur pasqyrimin e vet në ndërgjegem kombëtare.
Udhëtarë drejt stacioneve të mirëpërcaktuara, njerëzit e autobuzit përsërisin ritualin e përditshëm duke vajisur ingranazhin e madh të shoqërisë sonë duke kontribuar në mirëfunksionimin e tij edhe kur ingranazhi i politikës ngecte nga keqpërdorimi i mandatit popullor apo nga interesi personal ky mik i ngushtë i postit drejtues.
Historia moderne e politikës shqiptare të paktën na ka treguar se midis njerëzve të politikës dhe njerëzve të autobuzit ka patur destinacione të ndryshme dhe stacione në drejtime të kundërta. Ndërsa njerëzit e autobuzit shpejtonin në drejtim të stacionit të prosperitetit, mirëqënies ekonomike dhe stabilitetit social, njerëzit e politikës shpejtonin në drejtim të njëjtë me fjalë por të kundërt me vepra. E vetmja pikë takimi e tyre ka qenë stacioni elektoral ku secila palë shikonte me habi ndryshimin e palës tjetër, ku njerëzit e autobuzit vetëm matnin thellimin gjithnjë e më të madh të humnerës që i ndante me njerëzit e politikës.
Është e vështirë që interesat por edhe destinacioni i këtyre dy grupimeve të përputhen për sa kohë që zgjedhja e të mandatuarve politikë të shoqërohet me probleme të mbështjella me vellon e mashtrimit elektoral, për sa kohë që idealizmi konstruktiv dhe atdhedashuria e sinqertë e shoqëruar qoftë edhe me kosto personale, nuk përshkon mendjen dhe veprat e tyre.
Gjatë historisë së re politike shqiptare, ndërkohë qe shqipëria e vogël mbi rrota, qoftë ngadalë ngadalë, apo rëndë e rëndë, ecte përpara drejt stacioneve të tjera, Shqipëria e madhe reale dhe hijerëndë shpesh ngecte apo edhe bënte hapa prapa duke mos ndjekur dëshirat e aspiratat e njerëzve të autobuzit që njëkohësisht ishin banorë të të dyjave.
Zhvillimet politike të kohëve të fundit megjithë arnimet tregojnë se njerëzit e politikës dhe aspiratat e tyre ndoshta edhe për shumë kohë do të qëndrojnë larg atyre të njerëzve të autobuzit edhe pse në çdo deklaratë apo veprim ata citojnë këto të fundit. Madje ndarjet në mes të këtyre grupimeve përfshijnë edhe ato ideologjike kulturore dhe fetare. Duke mos qënë një përfaqësi në kuptimin e pastër të fjalës të njërëzve të autobuzit, njerëzit e politikës shpesh u imponohen këtyre udhëtarëve të palodhur drejt së ardhmes me praktika dhe mënyra arbitrare, duke bërë kështu që thjesht t’ua imponojnë atyre të ardhmen.
Jo vetëm kaq, por imponimet kalojnë edhe caqet e etikës kulturore dhe fetare kur shitet integrimi evropian me konvertim fetar si gjoja kusht apo preferencë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Fatmirësisht qëndrimet politike të kësaj të fundit me ratifikimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit por edhe me kushtet që ajo u ka vendosur shteteve aspirante për anëtarësim, kanë treguar krejt të kundërtën duke ua përplasur në fytyrë, spekulatorëve me ndjenjat fetare të shqiptarëve, se Bashkimi Evropian është mbi të gjitha një organizëm politiko-ekonomik i hapur për diversitet kulturor dhe fetar.
Spekullimet me figurat e nderuara kombëtare, duke ngritur njërin e duke ulur tjetrin në varësi të interesave të ngushta klanore, duke i përdorur ato jashtë çdo logjike të shëndoshë dhe kushti social, nuk janë një premtim i mirë për njerëzit e politikës.
Duke ecur në drejtim të kundërt me menjerëzit e autobuzit, njerëzit e politikës, bëjnë të pashmangshme divorcin me ta.
Do të ishte më mirë sikur të udhëtonin së bashku... të shihnin të njëjtin realitet... të dëgjonin të njëjtat fjalë dhe të bënin të njëtat vepra. Me pak fjalë të zbrisnin në të njëjtin stacion.