Falemnderit, SHBA!
Sot, të gjithë ne jemi më pranë popullit amerikan. Çdo 11 shtator, ne ndjehemi amerikanë.
Pesë vjet më parë kemi përcjellë me ankth një nga episodet më tronditëse të tragjedisë njerëzore, kur në një ditë të vetme humbën jetën dymijenëntëqindeshtatëdhjetetre njerëz. Kanë qenë momente të rënda, hidhërimi të thellë për ata civilë të pafajshëm, por dhe zemërimi e revolte ndaj atyre që orkestruan atë tragjedi njerëzore.
Ajo që pasoi pas sulmit makabër, vendosmëria dhe vetëpërmbajtja me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan, ishte një demonstrim i shkëlqyer i madhështisë së popullit dhe qeverisë amerikane. Një nga mësimet që kemi kuptuar gjatë këtyre viteve është se terrorizmi nis te mendimi dhe përfundon te akti. Mendimi terrorist është kërcënues: ai e realizon jetëgjatësinë e vet vetëm me shuarjen e ekzistencës së të menduarit ndryshe. Ai është i udhëhequr nga kulti i asgjësimit. Mendimi terrorist buron pikërisht nga mungesa e vetisë thelbësisht qytetëruese të tolerancës dhe bashkëjetesës. Terrorizmi afirmon kultin e dhunës: në vend të debatit ai imponon bindjen; në vend të diplomacisë ai mobilizon sulmin; në vend të respektimit të lirive civile ai tenton reduktimin e tyre; në vend të idesë së zhvillimit gradual, të matur dhe pozitiv që karakterizon shoqëritë moderne, ai propozon radikalitetin e ndryshimit brutal. Terrorizmi bën diversion ndaj të gjitha vlerave që përgjatë shekujve e kanë sjellë shoqërinë njerëzore nga barbaria në stadin aktual të paqes dhe emancipimit.
Globalizimi i terrorizmit është çmimi i dhimbshëm që po paguajmë për zhvillimin teknologjik dhe ekspansionin e vlerave civilizuese në një kulturë globale. Por ne nuk mund të lejojmë që një dorë e dhunshme të shkatërrojë shoqëritë tona demokratike dhe të shkatërrojë rregullat bazike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Mënyra e kalkuluar dhe e paramenduar e indoktrinimit e bën të domosdoshme demaskimin si dhe përballjen me shkaqet dhe pasojat e terrorizmit.
Për çdo 11 shtator, bota e qytetëruar rikonfirmon vullnetin për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë, tolerancës dhe shtetit ligjor. Edhe Kosova e rikonfirmon këtë duke dëshmuar se është pjesë e botës së qytetëruar dhe pjesë e koalicionit të gjerë kundër terrorizmit. Ne jemi të vendosur të luftojmë të gjitha fenomenet që kërcënojnë demokracinë, si krimi i organizuar dhe terrorizmi. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo përpjekje kërkon koordinim me vendet e tjera që ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta. Ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me vendet fqinje me qëllim që të intensifikojmë përpjekjet tona. Në emër të qeverisë së Kosovës i shpreh përgëzimet qeverisë së Shqipërisë, e cila ka ndërmarrë një hap shumë pozitiv në drejtim të realizmit të këtyre qëllimeve përmes angazhimit të një personaliteti të shquar dhe eksperti të shkëlqyer si ish-Sekretari Amerikan për Sigurinë e Vendit, guvernatorit Tom Ridge. Në përkujtim të viktimave të atentateve të 11 shtatorit, edhe Kosova do të organizojë një sërë aktivitetesh, në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave, me popullin dhe qeverinë amerikane.
Ju faleminderit!
*Kryeministër i Kosovës