E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohen mosmarrëveshjet Serbi-Mali i Zi

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 14:30

Qeveria e Malit të Zi reagoi ashpër dhe i dërgoi notë proteste qeverisë së Serbisë me rastin e qëndrimeve, që po mban ajo dhe fushatës, që po bën në prag të regjistrimit të popullsisë.

Beogradi thotë se serbet dhe malazezët janë një popull dhe të njëjtët mohojnë gjuhën malazeze dhe kishën Autoqefale.

Kësaj fushate po i paraprin Mitropoliti i Kishës Serbe Ortodokse, Amfilohije.

Partitë opozitare pro serbe e përshëndesin këtë strategji të qeverisë së Beogradit, e veçmas pjesën, që ka të bëjë me serbet si popull shtet-formues ne Mal të Zi .

Misionin e qarqeve të caktuara serbe ne Mal të Zi po e zbaton edhe Mitropoliti i kishës Ortodokse Serbe Amfilohije .

Shefi i diplomacisë malazeze, Milan Rocen, theksoi se “ky është një pranim i hapur, që duhet të vazhdohet me financimin dhe kujdesin për klerin, për shkak të misionit të tyre shpirtëror në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar”.

“Kisha Ortodokse serbe trajtohet si subjekt politik, i cili financohet nga buxheti i Serbise", tha Rocen .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›