E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi priti Lajcakun

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 15:30

Zgjedhjet lokale në Shqipëri duhet të mbahen më 8 maj, sipas afateve kushtetuese dhe palët politike të angazhohen që ato të realizohen sipas standardeve të duhura.

Është ky apeli që Bashkimi Evropian i ka përcjellë Tiranës zyrtare, përmes të dërguarit të tij Miroslav Lajcak, i cili po viziton Tiranën.

“Është e domosdoshme që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku dhe të realizojnë me sukses zgjedhjet vendore”, ka deklaruar Lajcak, gjatë takimit me presidentin Bamir Topi.

Edhe Topi nga ana e tij ka vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve, si një tregues së maturisë së partive politike shqiptare.

Ai ka ritheksuar se procesi do të mbahet më 8 maj 2011, sipas të gjitha afateve kushtetuese dhe ka kërkuar nga palët politike qëndrime konstruktive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›