E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë mendon SHBA-ja për Greqinë?

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 16:30

Gazeta greke Kathimerini ka publikuar tekstet e disa telegrameve të fshehta, përmbajtja e të cilave lidhet me politikanët kryesorë grekë, raportet e tyre me SHBA-në dhe mënyrat e tyre të të bërit politikë.

Sipas gazetës që i referohet Wikileaksit, këto telegrame janë shkruar nga ambasadorët amerikanë në Athinë dhe informojnë Washingtonin për profilet e krerëve të politikës greke dhe situatën politike në Greqi.

Telegramet e dërguar nga ambasadori Carls Ris, e përshkruajnë kryetarin e PASOK-ut, kryeministrin e sotëm Jorgos Papandreu, si një njeri që me vështirësi arrinte të mbante ekuilibrat në partinë e tij, ku polemikat mes klaneve të vjetra dhe prurjeve të reja kanë qenë të vazhdueshme.

Si ministër i Jashtëm, Papandreu kishte krijuar një reputacion të mirë në komunitetin ndërkombëtar.

Ai është një njeri i matur dhe partner konstruktiv i perëndimit, thuhet në telegrame, por theksohet gjithashtu se ai duhet të rishikojë retorikën e tij anti-amerikane, të cilën e përdorte për të shmangur cilësimet që shpesh i bëheshin si pro-amerikan.

Një tjetër telegram është dërguar nga ambasadori amerikan Daniel Spikhard, kur Papandreu fitoi zgjedhjet në 2009 dhe mori përsipër të drejtonte një parti, që historikisht ishte mbështetur në nepotizmin dhe klientelizmin.

Ai premtoi një qeverisje të hapur, premtim që u mirëprit nga amerikanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›