Çmimi “Don Kishoti” për filmin “Gjallë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Një tjetër çmim ndërkombëtar për filmin “Gjallë”(“Alive”); çmimi “Don Kishoti”, në Festivalin e Filmit në Cotbus, Gjermani. Pas trofeut ndërkombëtar që mori në Festivalin e Montpeliesë, një tjetër çmim vjen kësaj here në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cotbus të Gjermanisë për filmin “Gjallë” të regjisorit Artan Minarolli, i cili u mbajt nga data 10-15 nëntor. Juria e festivalit e vlerësoi me çmimin “Don Kishoti” filmin e Minarollit, për aspektin dramatik e emocional. Gjithashtu, edhe
aktori kryesor i filmit, Nik Xheliaj, u nominua ndër tre kandidatët për të fituar çmimin si aktori më i mirë protagonist. Në fund, juria vlerësoi me këtë çmim aktorin serb, Relja Popovic, protagonist i filmit fitues të këtij festivali. Në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve, mori pjesë edhe regjisori Artan Minarolli, i cili e tërhoqi vetë këtë çmim. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe aktori Nik Xhelilaj, producenti ekzekutiv i filmit, Dritan Huqi dhe përfaqësuesi i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Arben Lami. Ky çmim është i treti për filmin "Gjallë", pas çmimit special që mori në Festivalin Ndërkombëtar të Durrësit në muajin gusht dhe çmimit në Montpelie, muajin e kaluar. Ndërkohë, ky film është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82-të të çmimit “Oscar” për vitin 2010. Kujtojmë se, pas premierës së tij, filmi “Gjallë” në pak më shumë se dy muaj është zgjedhur në programet zyrtare të disa festivaleve, si: Karlovy Vary - Çeki, Pusan-Kore e Jugut, Antalya-Turqi, Chennai-Indi, Bergen- Norvegji. Gjithashtu, në shkurt 2010 filmi “Gjallë” do të marrë pjesë në garën zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd, në Festival International du Film dAmour de Mons në Belgjikë dhe së fundi në Cleveand International Film Festival, SHBA. Në Festivalin e Cotbusit me çmimin e parë u vlerësua filmi i regjisorit serb Vladimir Perisic ,“Lubina”. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Lindjes në Cotbus zhvillohet që nga viti 1990 dhe është një ndër festivalet e rëndësishme të filmit për vendet e Evropës Lindore.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009