Sanremo 2009, një triumf i muzikës

Festivali i Sanremos thyen rekordet e shikueshmërisë, lë pas Milanin
Sukses i festivalit të Sanremos, kështu është komentuar ky eveniment i muzikës italiane, por dhe triumf në muzikë dhe shikueshmëri rekord. Pjesa e parë e natës së dytë të festivalit të Sanremos, është parë nga 12 milionë e 399 mijë spektatorë, pjesa e dytë ka regjistruar një numër më të vogël, pak a shumë rreth 7 milionë. Edhe pse në një tjetër stacion televiziv italian është shfaqur ndeshja e kupës Uefa Werder Brema-Milan, teleshikuesit kanë qenë vetëm 4 milionë, nga ky nxirret rezultati se Festivali i Sanremos ka arritur të fitojë edhe zemrat e tifozëve. Shifra këto që shënojnë një sinjal pozitiv, për këtë edicion në krahasim me festivalet e viteve të fundit. Pjesa e dytë e edicionit të vitit 2008, ishte parë nga 12 milionë e 261 mijë spektatorë. Një triumf i muzikës kështu e komenton drejtori i RaiUno, Fabrizio Del Noce, i cili shfaqet optimist për mbrëmjet e tjera të këtij festivali. Një rezultat që kalon çdo parashikim dhe një rezultat tepër pozitiv dhe domethënës. Bonolis është rikthyer në skenën Ariston jo vetëm të drejtojë, por ndonjëherë edhe të bëjë skena komike, tepër të vlerësuar nga publiku së bashku me Luca Laurenti. Kumbaria e mbrëmjes së parë ka qenë balerina e Operës së Parisit, Eleonora Abbagnato. Ndërsa në lidhje me garën, janë përzgjedhur 10 artistë, që kanë eliminuar Albano, Nicky Nicolai me Stefano di Battista dhe Sal da Vinci. Nëse edhe mbrëmjen e sotme do të arrihet një shikueshmëri e njëjtë me mbrëmjet e tjera, atëherë kjo do të jetë fitorja e vërtetë e Paolo Bonolis dhe e stafit të tij. Në media është komentuar se këtë vit edicioni i Sanremos ka qenë ndër më të mirët që është zhvilluar gjatë 15 viteve të fundit. Ai ka pasur një shikueshmëri të madhe dhe deri tani është vlerësuar për gjithçka që ka ndodhur gjatë ditëve të tij. Për publikun janë rezervuar edhe shumë surpriza të tjera që do të shfaqen gjatë ditëve në vijim. Këngëtarët ashtu dhe prezantuesit kanë qenë në formë të mirë, por mrekullia që kanë marrë spektatorët që kanë ndjekur Sanremo 2009, ka qenë ajo që është vlerësuar mbi të gjitha. Zëra të talentuar të muzikës italiane janë ngjitur në skenën për publikun duke ofruar momente të bukura, të cilat vetëm në Sanremo mund ti marrësh.
**************************************************
Natën e tretë të festivalit e hap Riccardo Cocciante
Sipari i natës së tretë të festivalit të 59 të Sanremos është hapur me filmin 'Legjenda e pianistit në oqean, me regji të Giuseppe Tornatore. Në fakt vështrimi në skenë është përqendruar tek pianistja dhe kompozitori italian Giovanni Allevi që luajtën pjesë nga filmi i Tornatore. Mbrëmja e djeshme pritej të ishte tepër e veçantë. Më pas ka filluar prezantimi i mbrëmjes me këngët e gjashtë të mëdhenjve që kanë shkuar për televotim. Artisti i parë që ka hapur mbrëmjen e djeshme ka qenë Filippo Perbellini, i shoqëruar nga Riccardo Cocciante. Un desiderio arrivera është kënga e interpretuar nga dueti Silvia Aprile dhe Pino Daniele. Në fund, këngëtari napolitan ka nderuar qytetin e tij me këngën 'Quando' e 'Napulè'. Nga shkallët e Aristonit ka zbritur mbrëmjen e djeshme aktorja Gabriella Pession, nën tingujt e këngës 'La danza delle ore'. "Tepër e bukur dhe elegante, por edhe e trembur disi". Në këtë mënyrë e ka prezantuar Paolo Bonolis. "Pession... duket emri i një të moshuari 40 vjeçar".
Email This Klikime: 41