E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardian: Thaçi "peshk i madh" i krimit

Nga Express më 25 janar 2011 në ora 11:01

Fuqitë perëndimore, që e kanë mbështetur Qeverinë e Kosovës, dyshohet se kryeministrin e saj, Hashim Thaçi, e konsiderojnë “peshkun më të madh” të krimit të organizuar, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja londineze, "Guardian", duke cituar dokumentet e rrjedhura të NATO-s, raporton agjencia Reuters.

Gazeta thekson se Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një zëdhënësi, i ka hedhur poshtë akuzat në dokumentet e rrjedhura.

“Këto janë akuza që kanë qarkulluar për më tepër se një dekadë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe ka shtuar se “ato janë të bazuara në thashetheme dhe inteligjencë të rrejshme e të qëllimshme serbe”.

Gazeta raporton se këto dokumente të rrjedhura të NATO-s, që janë “aty diku nga viti 2004”, po ashtu tregojnë se aleati i zotit Thaçi, Xhavit Haliti, kishte lidhje me mafian shqiptare.

Agjencia Reuters transmeton se gazeta nuk thotë se si kishin rrjedhur mesazhet e fshehta ushtarake dhe se raporti i saj nuk i elaboron detajisht akuzat kundër Hashim Thaçit, që i përmbajnë dokumentet e rrjedhura. (rel)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›