Së shpejti në IDEA: Ministrat dhe deputetët që ngritën Kristalin
Tirane –
Një investigim i gazetës IDEA ka hedhur dritë për herë të parë mbi mashtrimin e disa prej ligjvënësve tanë. Gazeta ka siguruar informacion mbi shkollimin e disa prej deputeteve të parlamentit shqiptar, të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Pasi publikoi lajmin mbi pesë deputete që janë diplomuar në universitetin e shumëpërfolur Kristal, gazeta ka në dorë tashmë faktet mbi ata deputete që i kanë marrë në mënyrë fiktive diplomat, pa shkuar fare në universitet, njësoj si djali i Umberto Bossit. A di të japin dorëheqjen deputetët që kanë marrë mirëbesimin e popullit për ti përfaqësuar dhe bërë ligjet, kur ata vetë janë përfshirë në një mashtirm përmes falsifikimit të diplomës së tyre?
Në vijim të një investigikimi të gjatë, në këtë gazetë do të publikohen në vazhdimësi fakte tronditëse mbi përfshirjen e hierarkisë më të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe kabinetit të kryeministrit Berisha në skandalin e madh të shitjes se diplomave tek universiteti Kristal. Cfarë loje të dyfishtë ka bërë ish ministri i arsimit Genc Pollo dhe ish Këshilltari i Kryeministrit për arsimin, sot ministër i arsimit, Myqerem Tafaj? IDEA do të niës publikimin e fakteve mbi këtë skandal që e kalon skandalin e piramidvae financiare të 1007-ës.