E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellohet varfëria, 5 mijë familje hyjnë në skemën e ndihmës ekonomike gjatë 2010

Në të gjithë vendin trajtohen me ndihmë ekonomike mbi 98 mijë familje
 
Thellohet varfëria në vendin tonë kjo vihet re më tepër në numrin e larë të familjeve shqiptare që trajtohen me ndihme ekonomike. Viti 2010, është nisur me varfëri më të lartë se sa viti 2009. Fillimi i janarit të vitit 2010, e ka filluar skemën e ndihmës ekonomike, me 5 mijë familje më shumë se sa gjatë vitit të shkuar. Kështu në skemë këtë vit për shkak të rritjes së varfërisë është rritur numri i familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike, nga 93 mijë familje

 që ishte në vitin 2009, ajo ka shkuar në 98 mijë familje për fillimin e vitit 2010. Por një numër të larë të familjeve që marrin Ndihme Ekonomike, zë qyteti i Tiranës. Ku nga 9 mijë familje që janë trajtuar në skemë, këtë vit numri i këtyre familjeve është rritur duke shkuar në rreth 15 mijë familje vetëm për qytetin e Tiranës. Sipas informacioneve të grumbulluara nga Ministria e Punës si dhe nga Shërbimi Social Shtetërore bëhet e ditur se numri i familjeve që aktualisht trajtohen me Ndihme Ekonomike në fund të muajit dhjetore të vitit të kaluar ka pësuar një rritje, e njëjta gjë pohet nga këto dy institucione edhe për vitin 2010, ku aktualisht trajtohen 98 mijë familje. Por po sipas të njëjta burimeve bëhet e ditur se kjo shifër nuk dihet nëse do të qëndroj kaq apo do të ulët për gjatë gjitha këtij viti. Ndërsa shuma mujore e ndihmës ekonomike që përfiton një individ vargon nga 600 deri në 8 mijë lekë në muaj. Varfëria në Tiranë Kryeqyteti, megjithëse në pamje të parë të krijon idenë e një qyteti të pasur, është i mbërthyer nga varfëria. Familjet e ardhura nga rrethet e tjera të vendit janë ato që po përballen më shumë me këtë fenomen. Niveli i lartë i varfërisë në kryeqytet faktohet nga numri i familjeve të regjistruara që përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti. Rreth 15 mijë familje në kryeqytet mbajnë frymën gjallë me pagesën e përmuajshme të ndihmës ekonomike. Kjo shifër evidentuar, nga numri i lartë i atyre familjeve të regjistruar që marrin ndihmë ekonomike në minibashkitë e kryeqytetit, ku në një njësi bashkiakë numri i familjeve është rreth 300 që trajtohen në skeme, si dhe nga numri i familjeve në njësit vendore. Përsa i përket shtrirjes gjeografike, zonat më të prekura nga varfëria në kryeqytet janë disa njësi bashkiake të Tiranës, Bashkia e Kamzës, Komuna Paskuqan etj. Kategoritë e reja që përfitojnë janë: 800 persona jetimë: 400 persona viktima të trafikut: 500 gra në rastet e praktikave të divorcit, ndërsa përsa i përket ndryshimit të ligjit ai parashikon zgjerim i kategorive përfituese, shpërndarje të parave me sistem bankar si dhe kushtëzim në punë komunitare apo shlyerje detyrimesh.Numri i familjeve sipas minibashkiveNumri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike është rritur ndjeshëm duke treguar kështu një thellim të varfërisë në vend. Statistikat flasin se vetëm në dy njësi bashkiake numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike është rreth 600. Kjo shifër tregon një rritje të papunësisë dhe rënien e të ardhurave për frymë. Përkatësisht, në Njësinë Bashkiake Nr.8 dhe Nr.9 tregohet një rritje e ndjeshme e personave që përfitojnë asistencë sociale duke treguar kështu një rritje të varfërisë. Drejtuesit e këtyre njësive bashkiake shpjegojnë se kjo vjen për shkak se shumë qytetarë në pamundësi për të gjetur një vend pune në periudhe krize ekonomike detyrohet të bëjnë kërkesë për të marrë ndihmë ekonomike. Në njësinë bashkiake Nr. 8 marrin ndihmë ekonomike rreth 195 familje të cilat trajtohen me asistencë sociale. Ndërsa në njësinë bashkiake Nr.9 përfitojnë ndihmë ekonomike 279 familje. Sipas burimeve konfidenciale pranë këtyre njësive, bëhet e ditur për gazetën se ka pasur mjaft kërkesa për ndihmë ekonomike, por në shqyrtim janë marrë vetëm kërkesat e familjeve me të ardhura shumë të pakta ose zero. Çdo njësi bashkiake disponon një projekt social për personat në nevojë duke i stimuluar ata ekonomikisht.  
Abuzimet, ndihma ekonomike me bankë Ndihma Ekonomike tashmë do të paguhet me bankë për familjet në nevojë  dhe jo më me anë të arkave dhe punonjësve të bashkive apo komunave, kjo sipas informacioneve të gazetës bëhet për të eliminuar abuzimet që bëjnë punonjësit apo drejtuesit e njësive vendor në shpërndarjen e kësaj ndihme. Ndërkohë që për familjet, të cilat jetojnë në zona të thella malore ku nuk ka banka do të operohet me postë, ashtu sikurse paguhen edhe pensionet. Ky fakt pohohet nga drejtues të ndihmës ekonomike në Tiranë. "Shumë prej punonjësve të arkave kanë ushtruar presion mbi familjet përfituese duke u mbajtur një pjese të shumave. Ka rezultuar nga inspektimet e bëra, se korrupsioni me i madh bëhet në këto zyra ndaj u mendua që edhe pagesa e ndihmës ekonomike të bëhet me anë të sektorit bankar, ose të postave për zonat e thella, pohojnë burimet ka pohuar. Sipas tij, kjo procedure ka edhe një tjetër përfitim pasi ne radhe nuk do të qëndrojnë vetëm familje të varfra, gjë që i vret psikologjikisht këta persona. Në projektligjin e hartuar pak muaj më parë, rezultojnë se janë futur disa kategori të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, të cilët kanë qenë vërtet në nevoje. Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›