E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal, QSUT u jep energji elektrike bizneseve private në mënyrë abuzive

Mbi 100 makineri kafeje dhe frigoriferë punojnë në godinat e spitalit pa paguar energjinëDrejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza përveçse kontratave që ka nënshkruar me mjekët operon edhe me kontrata të nënshkruara me subjekte privat të cilat kontribuojnë për spitalin, por edhe që sigurojnë të ardhura. Siç konstatohet rëndomtë në vendin tonë, jo të gjithë kontratat janë të drejta, por ndonjëherë ato janë të njëanshme duke krijuar përfitime për njërën palë dhe duke rënduar në palën tjetër. Rasti më konkret është në një

kontratë që QSUT ka nënshkruar me një biznes privat, i cili ushtron aktivitetin në ambientet e këtij spitali. Të gjitha godinat e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza janë pajisur me disa makineri kafeje dhe frigoriferë për artikuj të tjerë. Një subjekt privat në mënyrë të ligjshme ka kontaktuar me drejtorinë e kësaj qendre spitalore dhe ka arritur të sigurojë një marrëveshje që është në interes të saj, duke respektuar të gjitha dispozitat ligjore. Por jo e njëjta gjë është bërë nga drejtoria e QSUT-së, në kohën kur është nënshkruar kjo kontratë. Kësaj kompanie private i është kërkuar që të paguaj vetëm qiranë e vendit dhe asnjë pagesë tjetër, gjë që nuk përbënë shkelje ligjore, por që rëndon në xhepat e këtij spitali dhe të shtetit. Në kontratën e nënshkruar nuk është parashikuar as pagesa e energjisë elektrike por as edhe ndonjë detyrim tjetër, duke i lënë këto barrë për spitalin.Kontrata Të kontaktuar nga gazeta SOT burime pranë QSUT-së kanë pohuar se në total janë 100 makineri kafeje dhe frigoriferë, të cilët qëndrojnë 24 orë në punë. Sipas po të njëjtave burime, për këtë aktivitet brenda ambienteve të spitalit është nënshkruar një kontratë ku janë parashikuar edhe detyrimet e subjektit privat karshi Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Sipas burimeve, në kontratë është parashikuar vetëm qiraja ndërsa porsa i përket energjisë elektrike, kjo mbulohet nga shpenzimet e QSUT-së. Marrëveshja, e cila që në planë të parë duket se është e njëanshme është nënshkruar kohë më parë dhe ky aktivitet vazhdon të zhvillohet. Sipas të dhënave kontrata e nënshkruar është 5 vjeçare dhe është nënshkruar nga personat që nuk janë më pjesë e administratës së QSUT-së. Burimet nuk kanë dhënë detaje se në çformë është nënshkruar kontrata, pasi ajo tashmë është e arkivuar në zyrat e drejtorisë së kësaj qendre spitalore. Makineritë Sipas të dhënave nga QSUT dhe vëzhgimeve të gazetës, në godinat e këtij spitali ndodhen nga dy makineri për çdo kat godine dhe afërsisht llogariten mbi 100 makineri, të cilat qëndrojnë në punë gjatë gjithë kohës. Duke qenë se ato janë të pajisur me frigorifer dhe ekspres, edhe konsumimi i energjisë elektrike është i larët. Duke mos llogaritur këtu vënien në punë të elektromotorëve të tyre. Energjia e tyre nuk matet sepse nuk është vënë sahat më vete, pasi kështu është parashikuar në kontratë. Ato janë të vendosura në hyrjet e pavijoneve dhe në korridore në mënyrë që të shfrytëzohen sa më shumë nga pacientët, të afërmit e tyre por edhe nga stafi mjekësor. Nuk dihet se sa është xhiroja e tyre, por ajo që dihet është shpenzimi dhe konsumimi i energjisë së spitalit pa asnjë lloj shpenzimi. Këto makineri nuk janë risi për spitalet e vendit apo dhe më gjerë. Pasi edhe në vende të tjera spitalet janë të pajisur me makineri kafeje apo frigoriferë për shërbime ndaj personelit dhe pacientëve, por në vendin tonë absurdja është se këto makineri funksionojnë pa shpenzuar as një qindarkë për energjinë elektrike dhe për më tepër paguajnë vetëm qira për vendin. Të paktën në kontratë duhet të ishte parashikuar një pagesë e energjisë afroje duke përllogaritur me përafërsi se sa do të ishte sasia e energjisë që harxhojnë këto makineri QSUT: Mjekët të dhurojnë para për të prekurit nga përmbytjet Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, Ilir Dashi dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Alfred Priftanji u bënë apel dje bluzave të bardha të dhurojnë ndihma financiare për të dëmtuarit nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Dashi dhe Priftanji u bënë thirrje sot gjatë një konference për shtyp në ambientet e QSUT, shefave te shërbimeve te QSUT që të hartojnë listat me emrat e punonjësve të pavijoneve të tyre që duan të ndihmojnë financiarisht të dëmtuarit. Këto lista do të vijnë në Drejtorinë e QSUT dhe pjesa që mjekët dhe infermierët do duan të japin në formë ndihme, do tu mbahet nga pagesa mujore, tha Dashi. Burime nga zyra për shtyp e QSUT bënë të ditur se nuk ka tarifë fikse për këtë ndihmë, çdo sasi ndihme në këtë formë është lënë në dorë të mjekëve. Ndërkohë Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza bëri të ditur po dje se për të përballuar çdo situatë emergjence shëndetësore nga gjendja e krijuar nga përmbytjet në Veri të vendit, është mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe, Regjimi i gatishmërisë, njësoj si ditët e fundit të muajit dhjetor për shkak te gripit te derrit dhe incidenteve te mund te krijoheshin për shkak te festave. QSUT në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, është hartuar një plan masash për përballimin e çdo lloj emergjence të mundur, që mund të krijohet në zonat e përmbytura, për të dërguar atje personel mjekësor, në rast nevoje. Në varësi të situatave, personeli mjekësor që është në gjendje gatishmërie këto ditë, përbëhet nga mjekë të përgjithshëm, mjekë kirurgë, reanimatorë, mjekë infeksionistë, infermierë, etj.Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›