Beqiri: Portat e shkarkimit të ujit, do mbyllen
Zëvendësministri i Energjetikës, Leonard Beqiri u shpreh se janë ndalur të gjitha shkarkimet e ujit në tunelin numër katër e hidrocentralit të Fierzës, si dhe nga tunelet e hidrocentralit të Komanit. Nga ana tjetër zv/ministri i Energjetikës ka bërë me dije se shkarkime do të ketë vetëm në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe ato do të jenë në masën 200 metër kub ujë në sekondë nga porta. E gjithë kjo sipas Beqirit do të bëhet sepse niveli i ujit në HEC-in e
Fierzës ka arritur në kuotën e 290 metër, kuotë e cila është përcaktuar si normale për këto prurje për këtë periudhë në rregulloren e trajtimit të plotave në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Prurjet aktuale në HEC-in e Fierzës renditen në 400-450 metër kub ujë në sekondë. Këto prurje sipas Beqirit do të përpunohen nga turbinat e këtij hidrocentrali. Edhe prurjet që do të lëshohen nga turbinat e HEC-it të Fierzës kemi mundësi që ti përpunojmë nga turbinat e HEC-it të Komanit, niveli i ujit të të cilit është në kuotën e 170-180 metër. HEC-i i Vaut të Dejës nuk ka mundësi që ti përpunojë të gjitha prurjet që i vijnë nga HEC-i i Komanit dhe ato anësore.