Mblidhet këshilli bashkiak në Patos, çështja ende në gjykatë
Situata e krijuar në këshillin e Bashkisë Patos ka bërë që prefekti i Qarkut Fier, Bujar Hasaj ta dalë mbi palët dhe të thërrasë vetë në një mbledhje anëtarët e këshillit bashkiak . Aktualisht çështja e vulës dhe kryetarit të këshillit të bashkisë Patos ndodhen në gjykatë dhe ende nuk është marrë një vendim i cili do të mund ti jepte të drejtë njërës apo tjetrës palë. Por prefekti i qarkut Fier ka kërkuar të ndërhyjë mes problemit të dy kampeve politike të krijuara në
këshillin e bashkisë patos për arsye se prej më shumë se tre muajsh ky institucion nuk po funksionon si duhet dhe shumë projekt-vendime kanë mbetur të pa bëra vendime për arsye të mosfunksionimit normal të këshillit. Ishte pikërisht ditën e djeshme, data e caktuar për zhvillimin e gjyqit ndërkohë që po sot prefekti vendosi të mbledhë këshillin. Gjyqi u anulua duke u lënë për një ditë tjetër ndërsa mbledhja e këshillit u zhvillua, por jo në sallën e mbledhjeve, por në zyrën e sekretarit të këshillit. Megjithëse në kusht jo të përshtatshme, prefekti është përpjekur ti japë vetë zgjidhje ngërçit të krijuar me këshillin bashkiak të Patosit duke qenë edhe vetë i pranishëm në këtë mbledhje. Ai është deklaruar pro vendimeve të marra nga këshilltarët e djathtë, të cilët tashmë kanë emëruar në krye të këshillit bashkiak përfaqësuesin e PD-së, Leonard Behaj. Me të drejtën që më jep ligji për prefektin e shpall si të ligjshëm këshillin e Bashkisë Patos të drejtuar nga kryetari i sapo zgjedhur Leonard Behaj, ligji ka parashikuar zgjidhje që këshilli mund ët drejtohej edhe nga nënkryetari. Kjo do të bënte që projekt-vendimet që prodhonte bashkia të ktheheshin në vendime që komuniteti të mos arrinte të ngrihej në revolta. Duke qenë se në agjentet këshillit nuk gjetëm dyer të hapura, po e zhvillojmë mbledhjen këtu, ka thënë Hasaj në mbledhje. Ne i kemi sqaruar në mënyrë zyrtare prefektin e qarkut Fier për linjat paralele të këtyre dy strukturave dhe nuk kemi lejuar mbivendosjen e dy misioneve për shkak edhe të bazueshmërisë të vlerës që ato kanë. Nga ana tjetër kemi sqaruar se edhe prefektura edhe bashkia e Patosit janë autoritetet që kontrollohen nga kontrolli i lartë i shtet, i cili është sigurisht gjithmonë i mirë pritur për të bërë çfarëdolloj kontrolli. Ne jemi të hapur, ka vijuar Meli.O. Filka