E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i derrit, dy persona rrezikojnë jetën

Raportimet e përditshme të situatës se qarkullimit të virusit pandemik AH1N1 tregojnë se ka rënie të qarkullimit të gripit, por nga ana tjetër, çdo ditë nuk mungojnë rastet me komplikacione. Lajmi i mire është se dje ka dale nga gjendja e rrezikut për jetën gruaja shtatzënë, e cila mbahej në terapi intensive në spitalin universitar të sëmundjeve të mushkërive Shefqet Ndroqi. Por përpos kësaj specialistët japim dhe nj lajmë jo të mirë ku konfirmohen dhe

 dy raste të tjera të prekur nga gripi i derrit AH1N1, që aktualisht ndodhen në rrezik për jetën. Pacientet e prekur nga gripi, të cilët kanë shfaqur komplikacione, po marrin terapi intensive pranë pavijoneve të shërbimeve të specializuara në sanatorium, ndërkohë që të tjerë paraqiten për analiza apo konsulte në shërbimet e qendrës spitalore universitare Nene Tereza. Ata me pak problematike mbahen nën vëzhgim në dhomat e shtrimit, të tjerët të cilët shfaqin komplikacione më të renda, futen në terapi intensive, intubim, oksigjen artificial. Nga alarmi se virusi i ri pandemik AH1N1, është tepër i rrezikshëm dhe se po merr shumë jetë njerëzish, ka mbetur vetëm zhurma. Duke u bazuar në situatën aktuale specilialistët dalin në konkluzionin se pandemia është më e lehta që po kalojmë dhe sqarojnë se qarkullimit të virusit i kanë mbetur edhe më pak se dy muaj. Fika nga gripi i ri që po qarkullon bëri që ashtu si në të gjitha vendet e botës edhe Shqipëria të porosisë disa doza vaksinë për grupet e riskut. Por pas një muaji që vaksina gjendet në poliklinika, bilancet tregojnë se ajo është refuzuar nga qetarët, Alban Ylli.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›