Themelohet Këshilli Ekonomik Social
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizata e Punëmarrësve, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Këshillit Ekonomik Social.
Përfundimisht funksionalizohet puna dhe veprimtaria e Këshillit Ekonomik-Social, këshill ky i caktuar në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social me një përfaqësim të të gjithë partnerëve socialë dhe ekonomikë që kanë për qëllim këshillimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në funksionimin dhe vazhdimin e zhvillimeve të politikave sociale, çështjet e marrëdhënies së punës, punësimit, mirëqenien sociale dhe të gjitha atyre çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e politikave ekonomike në vend.
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, e që njëherësh është edhe kryesuesi i këtij këshilli, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë të MPMS-së nënshkroi marrëveshjen trepalëshe për themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizatës së Punëmarrësve, konkretisht Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, Organizatën e Punëdhënësve, që është Oda Ekonomike e Kosovës, dhe Aleanca Kosovare e Biznesit.