Kriza bankare, Fullani raporton sot në Kuvend
Situata financiare në sektorin bankar gjatë vitit të krizës ekonomike në 2009, treguesit e borxhit dhe ecuria në tërësi, do të jenë objekt diskutimi sot paradite në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Për të dhënë sqarime rreth gjendjes ekonomike në vend, komisioni ka thërritur për raportim guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili me këtë rast do të paraqesë dhe raportin vjetor 2009, si dhe aktivitetin e BSH-së. Përmbajtja e raportit është publikuar këto ditë në media, ku ndër të tjera mësohet se transparenca nga bankat e nivelit të dytë nuk ka qenë sipas rregullores dhe rekomandimeve të dhëna nga Banka e Shqipërisë. Gjatë vitit 2009, bankat shqiptare kanë dalë me 3.5 miliardë lekë fitim, ose me një rënie me rreth 52 për qind.
#