E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugës për shkarkim

Guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, do të preket shpejt nga orteku i riformatizimit. Ai do të ndjekë rrugën e gjashtë ministrave të qeverisë, duke u larguar nga pozita e tij. Largimin e Rexhepit e kanë mbështetur edhe zyrat e huaja në Kosovë. Nisma ka ardhur direkt nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Nismën për largim, Express e ka marrë vesh përmes burimeve të veta brenda qeverisë dhe Presidencës. Këto burime tregojnë se Kryetari Sejdiu ka kërkuar nga prijësi i qeverisë që ta mbështetë atë, saktësisht deputetët e partisë së tij, në Kuvend kur të propozojë largimin.

“Kryeministri Thaçi është pajtuar tashmë me partnerin politik në koalicion për largimin e guvernatorit dhe ka diskutuar për këtë çështje edhe me zyrat e huaja në Kosovë”, tha burimi i Express. Guvernatori Hashim Rexhepi tash sa kohë është përfolur që do të largohet, pas problemeve familjare që ka pasur.

Në anën tjetër, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës nuk pranojnë se kanë marrë ndonjë letër për shkarkimin e njeriut kryesor të BQK`së. Kjo konsiderohet edhe një marrëveshje politike e radhës mes dy protagonistëve të vendit në kuadër të riformatizimit. Gjithashtu edhe disa prej pozitave tjera në segmente të caktuara shtetërore.

Kryeministri Thaçi pritet që së shpejti të paraqesë kërkesën në Kuvend për shkarkim të guvernatorit. Zyrtarë të qeverisë, si duket, ende nuk kanë kuptuar për planet e shefave të vendit. Memli Krasniqi, zëdhënës i qeverisë, tha se nuk është hiq në dijeni të këtij procesi largues.

“Unë nuk jam në dijeni të kësaj kërkese për largimin e guvernatorit drejtuar Kuvendit të Kosovës”, tha Krasniqi. Krejt çka tha ai, ishte se Kryeministri Thaçi nuk ka marrë zyrtarisht deri më tash ndonjë hap për shkarkim. Të njëjtën përgjigje dhanë edhe zyrtarët e Presidencës së Kosovës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›