E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet drejtoria për dëshmitarë të mbrojtur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka bërë të ditur se shumë shpejt, në kuadër të policisë, do të themelohet një drejtori për mbrojtjen e dëshmitarëve.
 

Sipas Maliqit, kjo drejtori do të themelohet me ndihmën e EULEX-it dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
“Me sa di, ligji për dëshmitarë të mbrojtur është në fazën përfundimtare dhe pritet që së shpejti të aprovohet në Kuvendin e Kosovës. Ne tani kemi përzgjedhur një numër të oficerëve të cilët kanë filluar trajnimet. Një numër është dërguar për trajnime në Britani të Madhe”, ka thënë Maliqi.
 

Mendohet se kjo drejtori që do të mbrojë dëshmitarët të ketë prej 80 deri 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të kenë trajnime të veçanta dhe pajisje të veçanta gjatë punës së tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›