Qeveria miraton kushte të reja për doktoraturt
të dytë (DND) ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar si autor i parë, së paku tre artikuj shkencorë në revista të huaja, kanë të drejtë ti paraqesin dekanit një kërkesë për mbrojtjen e doktoraturës, mbi bazën e artikujve shkencorë të botuar. Kuptohet se kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorë, të vendit ose të huaj që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore Doktor dhe i propozojnë këshillit të profesorëve e dekanit ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës. Më tej, dekani i fakultetit ia kalon kërkesën menjëherë këshillit të profesorëve, për shqyrtim, ndërsa ky i fundit shprehet brenda një muaji nga marrja e kërkesës, për ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës dhe dekani nxjerr urdhër për ngritjen e saj. Në rastet kur dekani dhe këshilli i profesorëve, të fakultetit, shprehen negativisht për kërkesën e kandidatit, ai ka të drejtë të ankohet, tek rektori i institucionit të arsimit të lartë dhe tek ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe të kërkojë një rivlerësim të kërkesës.