E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theren me thika, dy të plagosur

Dy raste të therjeve me thika kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit.

Policia bënë të ditur se në fshatin Dragolevc të Istogut, dje është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa sipas policisë, rasti tjetër i therjes me thikë ka ndodhur në fshatin Turjak të Malishevës. I dyshuari ka sulmuar me thikë viktimën të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Me te dy rastet po merren njësitet e hetimeve në nivel të stacioneve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›